Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se takimet me diasporën që i ka zhvilluar kryeministri Albin Kurti dhe ajo vetë nuk janë fushatë.
Ajo tha se fushata nis në janar dhe atëherë “do të kenë fjalë të tjera”.
“Janë live tubimet që i kemi mbajt, nuk ka as në ton as në përmbajtje asnjë gjë të fushatës. Fushata vjen në janar edhe po, jo vetëm në Kosovë por do të shihemi edhe në diasporë, do të shihemi në fushatë ama atëherë do t’i kemi do fjalë të tjera”, tha ajo në Kuvend..
Ajo tha se opozita “çuditet shumë qysh mundet kryeministri me u çu vullnetarisht me ardhë edhe me e taku mërgatën”.
“Qysh ky njeri nuk frikësohet me ardhë me taku vullnetarisht mërgatë, flet me ta i përgjigjet pyetjeve të tyre, i dëgjon kritikat e tyre”, tha ajo.
Gërvalla akuzoi opozitën se i kanë “mbushur ambasadat me jarana me shokë, me familjarë, me motra e vëllezër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.