Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 nëntor.
KQZ sot ka shpallur një tender në vlerë 2 mijë euro për furnizim me nxemëse për Qendrën e Numrimit të Rezultateve. Me këtë shumë parashihet blerja e 30 nxemjeve, që sipas një përllogaritje të thjeshtë, një i bie të kushtojë rreth 65 euro, shkruan Reporteri.net.
Kompania që fiton këtë tender, duhet ta kryejë furnizimin 30 ditë nga nënshkrimi i kontratës.
Afati i fundit për dorëzim të ofertave për këtë tender është 18 nëntori, ora 14:00.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 në adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.