×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Një 59-vjeçar në Ferizaj therr me thikë katër persona, përfshirë dy të mitura – Policia jep detaje

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 17:52

    Një burrë në Ferizaj ka therur me thikë katër persona (kalimtarë rasti), përfshirë edhe dy të mitura. Rastet kanë ndodhur në rrugët ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci”.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    I dyshuar është një 59-vjeçar me inicialet E.S, i cili tashmë është arrestuar.

    “Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

    Veseli ka thënë se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, dhe se është gjetur thika që dyshohet se është përdorur në këto raste.

    Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!