×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Aliu reagon pas therjes së katër personave në Ferizaj: Tronditës lajmi – tani drejtësia do të thotë fjalën e saj

    Reporteri
    11 Nëntor 2024 | 20:13

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka reaguar pasi një 59-vjeçar therri me thikë katër persona në këtë qytet.

    Aliu e ka quajtur tronditës këtë lajm, derisa e ka përgëzuar policinë për reagimin e shpejt e me profesionalizëm.

    “Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, ka shkruar Aliu.

    Ndryshe, rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    “Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

    Veseli ka thënë se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, dhe se është gjetur thika që dyshohet se është përdorur në këto raste.

    Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.

    Therrjet me thikë në Ferizaj, një 10-vjeçare ende në sallë të operimit – Drejtori i Emergjencës flet për gjendjen e tyre

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!