Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, Jessica Blitt, raporton gazeta online Reporteri.net.
Gjatë takimit, Maqedonci dhe Blitt kanë diskutuar mbi pjesëmarrjes e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.
Njëherit, ministri e ka njoftuar për zhvillimet në Ministrisë e Mbrojtjes dhe në FSK, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
“Kisha kënaqësinë që të pres sot në Ministrinë e Mbrojtjes, Ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, znj. Jessica Blitt. Blitt e njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës e Sigurisë së Kosovës dhe e falenderova për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona. Gjithashtu diskutuam mbi pjesëmarrjen e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Në përfundim, Maqedonci ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
“Kanadaja është ndër vendet në të cilat Republika e Kosovës mbështetet në përkrahjen e tyre për realizimin e kësaj aspirate të vendit”, thuhet në përfundim të njoftimit.
/Reporteri.net/.