×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Deliu-Kodra: Kallëzim penal ndaj Nagavcit, intervistim nga Specialja për Rizvanollin, e Murati thoshte e keni shkatërruar Kosovën qe 20 vjet

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 11:51

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas kallëzimit penal ndaj Arbërie Nagavcit si dhe intervistimit të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se me mëngjes kanë ndodhur këto dy gjëra, ndërsa ajo thotë se dje Ministri Hekuran Murati thoshte se Kosova është shkatërruar për 20 vite.

    Sipas saj, dje Ministri thoshte sikur Serbia e ka ndreq Kosovën dhe pushtetet e kaluara e kanë prishur, dhe tani VV-ja po e ndërton sërish.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!