×
  • Lajme
  • Botë / SHBA

    Trump raportohet se do ta emërojë republikanin nga Florida në pozitën për të cilën përmendej emri i Grenellit

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 11:42

    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump pritet të emërojë përfaqësuesin Michael Waltz, një republikan nga Florida, për të shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare, raporton  televizioni amerikan CBS News.

    Veteran i luftës në Afganistan dhe një mbështetës për një kohë të gjatë i Trump, Waltz u rizgjodh në Kongres javën e kaluar, por në rast se emërimi i tij konfirmohet  do t’i duhet të lirojë zyrën e tij për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë rol, Waltz do të shërbente si këshilltar kryesor i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

    Siç u raportua gjatë ditës senatori Marco Rubio nga Florida është në bisedime për të qenë i nominuari i Trump për Sekretar Shteti, megjithëse zgjedhja nuk është një marrëveshje e përfunduar, raportuan mediat amerikane.

    Pretendent për këto dy pozita përmendej emri i Richard Grenell.

    Grenell i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe ka ushtruar detyrën e drejtorit të inteligjencës kombëtare, përmendej gjatë javë së kaluar si emër i mundshëm për të shërbyet në njërën nga dy pozitat e mëparshme.

    “Ai konsiderohet pretendent për sekretar të Shtetit ose këshilltar për siguri kombëtare”, raportonte BBC javën e kaluar.

    Nga Elon Musk te Richard Grenell, kush pritet të jetë pjesë e kabinetit të Trump

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!