Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara, nga Qeveria aktuale.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se krahas premtimeve për projekte të reja, siç është Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës, deri më tani s’kanë nisur, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj”, thuhet në postimin e Hotit.
Madje sipas tij, realizimi i investimeve kapitale të Qeverisë Kurti, është përgjysmë më i ulët se në qeveritë e kaluara.
Derisa më poshtë, Hoti ka listuar një historik të realizimi të investimeve kapitale në disa qeveri:
– Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%
– Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%
– Pandemia covid-19 (2020) 9.7%
– Qeveria Kurti (2021-2024) 10%
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.