×
  • Lajme
  • Lajme / Në cilësinë e dëshmitares

    Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 13:43

    Ka përfunduar intervistimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

    Nga Prokuroria Speciale në Prishtinë kanë konfirmuar se Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është duke u intervistuar me ftesë të kësaj prokurorie. Rizvanolli po intervistohet në cilësinë e dëshmitares, kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale për gazetën online Reporteri.net.

    “Ju informoj se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

    Sipas raportimit intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.

    Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi që akuzohet se i ka shkaktuar KEK-ut humbje prej 3.2 milionë eurove.

    Krasniqit, i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale në gusht të këtij viti. Dyshimet janë se ai kishte filluar të keqpërdorë detyrën zyrtare ende pa i bërë dy javë nga dita kur ishte emëruar në këtë pozitë e deri ditën kur ishte arrestuar, në prill të vitit të kaluar.

    Sipas aktakuzës, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK’un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

    Aty thuhet se Krasniqi dyshohet se i ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e energjisë në Kosovë, pa pasur e njëjta licencë.

    Keqpërdorimin e detyrës dyshohet se ai e kishte filluar ende pa i bërë dy javë nga marrja e detyrës së Kryeshefit. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë me 4 tetor 2021.

    Nga veprimet e Krasniqit thuhet se KEK është dëmtuar për mbi 3 milionë e 230 mijë euro. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!