×
  • Lajme
  • Lajme / Rritja e pagave

    Punëtoret teknike të Kuvendit në muajin e tretë të grevës

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 15:05

    Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, tashmë po hyjnë në muajin e tretë të grevës, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka thënë se vetëm plotësimi i kërkesave ato i kthen në punë.

    Po ashtu, Azemi falenderoi nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, që lejoi grevistët të qëndrojnë brenda ndërtesës për t’i shpëtuar të ftohtit.

    “Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës, greva më e gjatë që e njef historia, të dyja palët nuk po lëvizin, grevistët jo se jo, vetëm plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë. Një gjest për t’u respektuar është nga Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit, e cila nuk i la të mërdhihen në këto temperature të ftohta, por i akomodoi grevistet në ambientin e brendshëm të Kuvendit. Faleminderit Sarand, për tjerat shohim dhe vazhdojmë”, ka shkruar Azemi në Facebook.

    Kërkesa kryesore e grevistëve është rritja e pagës nga 250 euro në 550 euro, një kërkesë që, deri më tani, ka mbetur e paplotësuar.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!