Një shpërthim ka ndodhur në një bankomat në qytetin e Krujës rreth orës 02:45 të mëngjesit të kësaj të marte.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në zonën e Kalasë. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar. Policia nuk e ka përcaktuar ende nëse shpërthimi është bërë me lëndë plasëse apo lëndë piroteknike.
Bankomati është hedhur në erë me një sasi eksplozivi nga persona të paidentifikuar, të cilët nuk dihet nëse kanë arritur të marrin sasinë e parave që ndodhej brenda tij.
Autorët dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë. Në ikje grabitësit kanë përdorur një metodë akoma më të habitshme, pasi kanë hedhur nëpër rrugë disa kunja metalike artizanale që shpojnë gomat e mjeteve. Kjo në mënyrë për të bllokuar një ndërhyrje të shpejtë të policisë.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.