×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëveshjet me Serbinë

    Haziri: LDK-ja nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 22:07
    Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK'së

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk e pranon draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Marrëveshja e 27 shkurtit 2023 në Bruksel e pasur më 17 mars në Ohër është marrëveshje e keqe, me katër nene të saj ka probleme serioze. Mbi të gjitha draft-statuti evropian që quhet në terma, meqë nuk është miratuar nga kjo qeveriu është dokumente të cilin LDK-ja nuk e kalon. Nuk e thashë or marrëveshjen, na po flasim për draft-statutin.”, tha Haziri në Klan Kosova.

    Sipas tij ky draft është në zyrat e kryeministrit Kurti dhe nuk është proceduar në Gjykatë Kushtetuese, transmeton Reporteri.net.

    “LDK ka kapacitete me ndryshu draftin. Qeveria e Kosovë e ka refuzuar, por e ka komentuar.”, tha ai.

    Po ashtu Haziri tha se Marrëveshja e Washingtonit është në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!