×
  • Lajme
  • Lajme / FSK

    Presidentja Osmani: Stërvitja “Ujku i Çeliktë” demonstrim i qëndrueshmërisë dhe shpirtit të ushtrisë sonë

    Reporteri
    12 Nëntor 2024 | 23:28

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur krenarinë për performancën e jashtëzakonshme të ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë stërvitjes “Ujku i Çeliktë”, të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së.

    Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi se kjo stërvitje është një demonstrim i qëndrueshmërisë, guximit dhe shpirtit të pazëvendësueshëm të Ushtrisë sonë, që ka një angazhim të palëkundur për mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

    “Krenarë me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë, të cilët Kosovën e kanë mbi të gjitha!”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!