Zyra e Kryeministrit ka shpallur tender për 15 vetura me qera për një periudhë një vjeçare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Vlera e këtij tenderi të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, kap shifrën e 124 mijë e 500 eurove.
Bazuar në njoftimin për kontratë, në dosjen e tenderit thuhet se 15 veturat e kërkuara nga Zyra e Kryeministrit s’duhet të jenë më të vjetra se viti 2018, por që mund të jenë të përdorura, dhe të gjitha duhet të jenë automatike.
Poashtu, në përshkrim kërkohet që veturat të kenë mbyllje me komandë nga distanca dhe minimumi të kenë dy çelësa.
Gjithashtu, si vërejtje e dhënë në këtë tender, është se “të gjitha automjetet(15 copë) duhet të jenë të njëjtit lloj dhe me ngjyrë të njëjtë”.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.