Ushtarët e Komisionit të Përbashkët Zbatues të Komandës Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen patrulla në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Këto patrulla promovojnë dhe sigurojnë një mjedis të qetë dhe të sigurt me lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në faqen zyrtare në Facebook.
Tutje në njoftim KFOR-it thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.