The Guardian ka njoftuar se nuk do të postojë më përmbajtje në platformën e mediave sociale të Elon Musk, X, nga llogaritë e saj zyrtare.
Në një njoftim për lexuesit, The Guardian tha se konsideronte se përfitimet e të qenit në platformën e njohur më parë si Twitter tani janë më të vogla se ato negative duke përmendur “përmbajtjen shpesh shqetësuese” që gjendet në të, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Ne donim t’u bëjmë të ditur lexuesve se nuk do të postojmë më në asnjë llogari zyrtare editoriale të The Guardian në faqen e mediave sociale X”, njoftoi The Guardian.
The Guardian ka më shumë se 80 llogari në X me rreth 27 milionë ndjekës.
The Guardian tha se përmbajtja në platformë për të cilën kishte shqetësime të gjata përfshinte teori konspirative të ekstremit të djathtë dhe racizëm.
The Guardian shton se mbulimi i faqes për zgjedhjet presidenciale në SHBA e kishte kristalizuar vendimin e saj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.