×
  • Lajme
  • Lajme

    Prezantohet edhe kandidati i ri i AAK-së për deputet, zëdhënësi i kësaj partie

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 15:27

    Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Xhemaili ka shkruar se garës për deputet po i futet me bindjen e plotë për të përfaqësuar vullnetin e qytetarëve në gjithë Kosovën.

    Ai ka thënë se për të ka qenë nder të ishte për vite me radhë pjesë e ekipit të AAK-së, në grupin parlamentar të kësaj partie, e poashtu edhe si zëdhënës tash e dy vite.

    “Të gjithë e dinë që Aleanca funksionon si familje e madhe, mbi parime e vlera që i ndajmë bashkë edhe kur jemi pozitë edhe kur jemi opozitë, pa lëvizur nga binaret e lojalitetit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, ashtu sikurse e duam të gjithë, të fortë, të rreshtuar drejt dhe shtëpi të të gjithëve”, ka shkruar mes tjerash Xhemaili.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Sot, zyrtarisht mora besimin nga kryetari Ramush Haradinaj për t’i hyrë garës për deputet në Kuvendin e Kosovës.

    Kësaj gare po i hy me bindje të plotë që do ta përfaqësoj vullnetin e qytetarëve jo vetëm të Gjilanit e Anamoravës por të tërë Kosovës, por me theks të veçantë të brezit tim.

    E kisha për nder që kaq vite të jem pjesë e një ekipi të mrekullueshëm të Aleancës, si në grupin parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ashtu edhe si Zëdhënës i partisë tash e dy vjet. Të gjithë e dinë që Aleanca funksionon si familje e madhe, mbi parime e vlera që i ndajmë bashkë edhe kur jemi pozitë edhe kur jemi opozitë, pa lëvizur nga binaret e lojalitetit ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, ashtu sikurse e duam të gjithë, të fortë, të rreshtuar drejt dhe shtëpi të të gjithëve. Të qenurit në familjen e madhe AAK, e trashëgoj edhe nga babai im Selami Xhemaili, i cili që nga themelimi i AAK-së në Gjilan ka bartur përgjegjësi të ndryshme, dhe gjitha detyrat i ka kryer me nder.

    Jam pafundësisht mirënjohës për besimin e dhënë nga kryetari Ramush Haradinaj, dhe strukturat e AAK-së që unë të jem në listën garuese për deputet!

    Na priftë e mbara!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!