×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Tahiri viziton Thaçin: Me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës për Kosovën

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 15:57

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar sot ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në Facebook, Tahiri ka shkruar se si gjithmonë Thaçi me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën.

    “Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që ia humb kuptimin mureve rrethuese. Kjo është përshtypja nga vizita që pata sot tek Presidenti Thaçi, i cili, si gjithmonë, me karakterin e tij të palëkundur, i jep kuptim sakrificës, devotshmërisë dhe atdhedashurisë për Kosovën”.

    Shefi i deputetëve të PDK-së, tha se motivi që e mban Thaçin dhe të tjerët tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës.

    “Motivi që e mban atë dhe shokët e tij tejkalon ritmet tona ditore, sepse është i ngritur mbi ritmet e historisë së një kombi liridashës. Prandaj, si çdo herë e më shumë se çdo herë, shpresë, kurajo dhe besim, se këto mure nuk janë vendqëndrim, por vendkalim drejt të vërtetës së plotë, të cilën qytetarët e Kosovës presin të shpaloset shpejt, teksa i mirëpret si çlirimtarë, Hashim Thaçin dhe shokët e tij”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!