×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Vdekja e zyrtarit të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes: Merrte edhe pension invalidor të UÇK-së dhe të TMK-së

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 16:35

    Ditë më parë, një zyrtar i FSK-së humbi jetën gjatë kohës sa po punonte në ndërtimtari e për këtë ka reaguar sot Ministria e Mbrojtjes duke thënë se nuk kanë asnjë kompetencë dhe ndalesë se si një zyrtar civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës që mund të ketë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ani pse ishte raportuar që zyrtari i FSK-së ishte detyruar të bëjë punë shtesë jashtë orarit të punës, ky institucion sqaron se tashmë i ndjeri kishte marrë edhe pensionin invalidor të UÇK-së dhe pensionin e TMK-së.

    Reagimi i plotë:

    𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐢 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐠𝐣𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐲𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐜𝐢𝐯𝐢𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞̈

    Me rastin e vdekjes aksidentale dhe tragjike të shërbyesit civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z.Liman Musliu, disa media në nguti shpërndanë lajme të mbushura me të pavërteta, që shkaktuan indinjatë tek qytetarët karshi FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

    Me këtë rast, këto media dhe portale shfrytëzuan rastin të akuzojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, për pagesa të ulëta të pjesëtarëve të FSK-së, e që gjoja sipas tyre, i ndjeri, z.Musliu, ka qenë i detyruar të punojë punë shtesë pas orarit, për të siguruar ekzistencën e tij dhe të familjes.

    Gjithashtu, në disa raste tjera është aluduar se i ndjeri vdiq në vendin e punës, pa cekur se ku konkretisht, e që gjithashtu shkakton paqartësi lidhur me vendin se ku ka vdekur.
    Këto media shfrytëzuan këtë fatkeqësi për keqinformim të qytetarëve, me lajme të njëanshme dhe qëllimkëqija.

    Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Liman Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së).

    I njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së. I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së.

    FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat.
    Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!