×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Ngjarja e rëndë në Klinë, vdes edhe personi i dytë

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 18:50

    Ka shkuar në dy numri i të vrarëve nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot pasdite në qytetin e Klinës.

    Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net ka vdekur edhe personi i cili ishte i plagosur rëndë.

    Nga Prokuroria në Pejë thanë për Reporteri.net se dy prokurorë të Krimeve të Rënda tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes.

    “Dy prokurorrë të Krimeve të Rënda janë nisur për në vendngajrje.”, ka thënë shkurt zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

    Një i dyshuar për këtë rast tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Për ngjarjen ka folur edhe zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

    Ai për Reporteri.net e konfirmoi vdekjen e një personi.

    Lidhur me rastin, zëdhënësi Gashi tha se një i dyshuar është arrestuar.

    “Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!