×
  • Lajme
  • Lajme

    Drogohet e më pas abuzohet seksualisht një e mitur në Drenas

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 8:49

    Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast të rëndë që ka ndodhur të hënën në Drenas.

    Sipas policisë, atje dyshohet se një person e ka droguar një të mitur e më pas e ka abuzuar seksualisht.

    Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Gllogoc 11.11.2024 – 18:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!