Senatori i Floridës, Marco Rubio, është zgjedhja e Donald Trump për Sekretar Shtetit, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Nëse emërimi i tij miratohet nga Senati, Rubio do të ishte latini i parë në këtë rol.
Por, ku qëndron ai për çështjet kryesore globale:
Ukraina: Ai ka kërkuar një fund të shpejtë të luftës me Rusinë dhe thotë se kjo do të përfshijë “zgjedhje të vështira”. Ai votoi kundër një pakete ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Kievin këtë vit.
Kinë: Rubio e ka përshkruar Pekinin si “kundërshtarin më të madh, më të avancuar me të cilin është përballur ndonjëherë Amerika”.
Tajvan: Ai ka mbrojtur fuqishëm dhe publikisht “sovranitetin dhe lirinë” e Tajvanit.
Lufta Izrael-Gazë: Rubio është kundër armëpushimit në Gaza dhe ka thënë se dëshiron që Izraeli të shkatërrojë grupin palestinez Hamas.
Iran: Ai e ka quajtur Iranin një regjim “terrorist” dhe i kërkoi Izraelit të përgjigjet me forcë pas sulmeve në fillim të këtij viti.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.