×
  • Lajme
  • Lajme / Presidenca

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, Osmani i kërkon Radoniqit proces me integritet

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 18:04

    Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi me të cilin ka biseduar për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Në një njoftim të Presidencës është thënë se ky takim u zhvillua në funksion të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi për të diskutuar rreth përgatitjeve për procesin zgjedhor për zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në ketë takim, mes tjerash Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që procesi zgjedhor të jetë një proces i drejtë, transparent, me integritet, dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligj.”, është thënë në njoftim.

    Po ashtu në njoftim citohet se Radoniqi e njoftoi Presidenten për përgatitjet që KQZ-ja po bën lidhur me administrimin e zgjedhjeve, në mënyrë që të gjithë qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e votës, në një proces zgjedhor të ligjshëm dhe transparent.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!