×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Kurti takohet me emisarin e ri të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, ZKM jep detaje

    Reporteri
    14 Nëntor 2024 | 18:54

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim njoftues Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen, dhe njëherit në takim lamtumirës përfaqësuesin e deritashëm, Haakon Blankenborg.

    Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti me Emisarin e ri ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, për çështjet rajonale dhe temat me interes të përbashkët, shkruan Reporteri.net.

    “Kryeministri theksoi se Marrëveshja Tregtare mes Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, ku përfshihet Norvegjia, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale”, thuhet në njoftim.

    Në këtë takim, Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!