Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ka folur lidhur me deklaratën e Kryetarit të AAK-së për një qeverisje me rrotacion të përbërë nga blloku opozitar, ku ka thënë se një gjë e tillë nuk beson se mund të ndodhë në Kosovë.
Por, Kabashi tha se temat për të cilat po flet Haradinaj, që kanë të bëjnë me sigurinë, janë shumë të nevojshme për vendin.
“Nuk mendoj se mundet me ndodh një qeverisje me rrotacion siç e ka kërkuar Haradinaj, por sa i përket temave për të cilat folë ai, siguria mendoj se është shumë e rëndësishme, anëtarësimi i Kosovës në NATO ka qenë i nevojshëm edhe më herët dhe mendoj se duhet që kjo me ndodh sa më shpejt, sepse është rreziku që mundet me shku Kosova, qysh po shkon gjeopolitika, nuk e di çka na pret mbas katër viteve kur mundet me ndodh një ndryshim tjetër në interesat e fuqive të mëdha”, tha Kabashi në emisionin “CONTEXT” në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.