Gjatë natës sonte dhe herët në mëngjes në disa vise të Kosovës pritet të ketë reshje bore, kryesisht të dobëta, ndërsa dita e nesërme vijon me vranësira dhe ndërprerje të reshjeve eventuale. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe në disa vise me intervale kohore me diell. Reshje amtosferike, madje nganjëherë edhe intensive priten në gjysmën jugore të Shqipërisë dhe perëndim e jugperëndim të Maqedonisë së Veriut. Në mbrëmje në juglindje të Shqipërisë dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut priten reshje bore, madje në disa intevale lokalisht mund të ketë reshje të dendura bore. Në Mal të Zi pasdite parashihen intervale kohore me diell.
Të shtunën stabilizim gradual i motit. Priten shumë rreze diellore dhe temperaturat fillojnë të rriten, por ende mbetet ftohtë sidomos paradite dhe vonë në mbrëmje.
Të dielen më ngrohtë dhe kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Të Hënën një front i ri i ftohtë ajror sjellë reshje kalimtare shiu e bore./MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.