×
  • Lajme
  • Lajme / Shërbimi i Jashtëm

    PDK dorëzon sot në Prokurorinë Speciale kërkesë për hetim të zyrtarëve të MPJD-së

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 7:39

    Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Kështu ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

    Musliu – Shoshi bëri të ditur se kërkesa për hetim do të dorëzohet në ora 11:00.

    “Nesër më 15 nëntor në ora 11:00 do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka shkruar deputetja e PDK-së./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!