Evi Kokalari, aktiviste e njohur shqiptare në SHBA, ka shkruar në lidhje me Gjykatën Speciale dhe gjykimin ndaj Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.
Ajo ka komentuar zërat se me ardhjen e Trumpit mund të lëvizet në drejtim të zhbërjes së Gjykatës Speciale ose një lloj shpejtimi të gjykimit fer dhe të drejtë.
Kokalari ka shkruar se Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse.
“E di që disa njerëz në Kosovë e donin Grenellin si Sekretar të Shtetit, në mënyrë që ai të ndihmonte në lirimin Hashim Thaçit dhe të tjerëve nga persekutimi politik i Jack Smith. Kjo është absolutisht arsyeja e gabuar për ta dashur atë atje; megjithatë, më lejoni t’ju them —Presidenti Trump e di mjaft mirë se ku është Thaçi dhe pse, dhe më besoni kur ju them, Trump është një nga njerëzit më të dhembshur që do të gjeni ndonjëherë. Ai do të ndihmojë të gjithë njësoj për të liruar Thaçin dhe të tjerët dhe kush e di, ndoshta do t’i ftojë ata të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë sepse ky është Trump”, shkruan ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.