Nipi i politikanit, Adem Grabovci, Aulon Grabovci është gjetur i vdekur të enjten në Prishtinë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Për rastin janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Në njoftimin e tyre thuhet se shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende.
“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore në Prishtinë mund të konfirmoj se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, kurse deri më tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes”, kanë thënë nga zyra e informimit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Policia e Kosovës njoftoi se viktima është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 22:30.
“HETIM MBI VDEKJEN- Prishtinë 14.11.2024 – 22:30. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, Adem Grabovci bëri një postim prekës në rrjetet sociale.
Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë është familjar i Adem Grabovcit, postimi i tij prekës