Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se policia e rajonit të Veriut u ka asistuar Krimeve të Rënda në arrestimin e të dyshuarit.
Ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan, ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.
“Rreth orës 11:00 kemi asistu Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica Veri. Dyshohet për rastin e 29 Majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, tha Elshani për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.