×
  • Lajme
  • Lajme / Shefja e re e politikës së jashtme

    Kallas befason me mospërmendjen e dialogut Kosovë-Serbi

    Reporteri
    15 Nëntor 2024 | 13:42

    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

    Por, në seancën e saj të konfirmimit, ajo gati se nuk foli fare për këtë çështje – çfarë ngriti shqetësime në mesin e vëzhguesve për angazhimin e ardhshëm të BE-së në ndërmjetësimin e paqes mes dy vendeve, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Nga viti 2011 kur kanë nisu, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovë dhe Serbisë janë zhvilluar në ndërmjetësimin e tre shefave të ndryshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell.

    Secili e ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar e po aq marrëveshje janë arritur.

    Por arritja tek qëllimi përfundimtar, mbetet ende larg.

    Udhëheqësit politik të negociatave Albin Kurti i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit të kaluar.

    Dhjetë ditë më vonë ka ndodhur sulmi në Banjskë. Ky përshkallëzim i situatës ka çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në pikë kritike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!