Policia e Kosovës ka bërë të ditur se babë e djalë janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje verbale.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në ora 17:00.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (babë e djalë) pas një mosmarrëveshje verbale, kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.