Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një vit më pas nga Gjykata Kushtetuese.
Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se “sikur të mos dërgohej ky ligj nga opozita e bllokohej nga Gjykatata Kushtetuese, sot qytetarët do të paguanin shumë më lirë për produket esenciale”.
E më pas edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar se çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë.
Mirëpo Murati shkruan se, qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Ligji për Çmimet Tavan në produktet bazë, më 24 nëntor 2023 u rrëzua nga Kushtetuesja që konstatoi se ai s’është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.