×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Aksident mes tri veturave në Ferizaj, lëndohen pesë persona

    Reporteri
    16 Nëntor 2024 | 20:50

    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj.

    Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku”.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli për gazetën online Reporteri.net ka thënë se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

    “Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura , lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!