×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kushës, JO Krushës”, PDK del me parullë pas raportimeve se Ministria e Pecit refuzoi projektin e Fahrije Hotit

    Reporteri
    16 Nëntor 2024 | 23:32

    Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një parullë pas raportimeve se Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e Fahrije Hotit.

    “Kushës, jo Krushës”, kjo moto është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla.

    Gjatë ditës së sotme është publikuar dokumenti me vendimin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes së cilit sivjet Kooperativës Bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit, i ishte refuzuar përkrahja për blerjen e linjave të makinerive për përpunimin dhe konservimin e perimeve. E njëjta Ministri, grant në vlerë prej 100 mijë euro i ka dhënë Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, për ndërtimin e një stalle.

    Ky raportim ka bërë që të ketë reagime të shumta nga akterë të ndryshëm, ku edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një shkrimi në Facebook i ka bërë thirrje publike Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që të rishqyrtojnë vendimin për refuzimin e këtij projekti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!