Kushte mjaft dinamike meteorologjike po paraqiten gjatë javës së ardhshme mbi kontinent, duke bërë më të paqartë zhvillimin e situatës sinoptike në vijim.
Sipas trendeve të fundit, pas një rritje të temperaturave në fillim të javës, në 12C e 14C, sinjale për të reshura më të shumta shfaqen nga mesi iajvës, që me një rënie të temperaturave ka gjasa të përzien apo të shndërrohen në reshje bore.
Maksimalet zbresin në 3C e 4C, derisa minimalet deri në -3C e -5C, njofton Mendimi për Motin.
Në javën e fundit të nëntorit, pas datës 25, mund të ketë më shumë vranësira, e sinjalet për të reshura mbesin, si një indikator për mot të ndryshueshëm dhe periudha me të reshura. Temperaturat për momentin në modelet, si europiane e amerikane tregojnë për një tendencë të rritjes së temperaturave në 11C e 12C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.