Një grua në Malishevë ka raportuar në polici bashkëshortin e saj pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar atë fizikisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit ajo bashkë me fëmijët ka shkuar te shtëpia e prindërve të saj.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë /16.11.2024-01:00. Viktima femër/k në vazhdimësi dyshohet se ka pas dhunë psiqike dhe fizike nga bashkëshorti i saj m/kosovar, i cili dyshohet se edhe me datën e cekur e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta pas intervistimit me dëshirën e saj së bashku me fëmijët ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.