Aktori dhe regjisori, i njohur për disa filma të famshëm në industrinë e “Hollywood”, Louis Mandylor ndodhet në Kosovë.
Pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Death March” në Filipine, në të cilin pati edhe rol, regjisori hollivudian në Kosovë ka nisur xhirimet për filmin “Boxing Kid”.
Realizimi i këtij filmi po bëhet në bashkëpunim me produksionin amerikano-shqiptar “Krass Production”, të cilët kanë bërë mbledhjen e disa yjeve për projektin “Boxing Kid”.
“Boxing Kid” për të cilin tashmë veçse kanë nisur xhirimet në gjithë territorin e Kosovës, ka producent ekskluziv Fitim Krasniqin.
Krahas shumë yjeve, pjesë e “Boxing Kid” do të jenë edhe Peter Shinkoda, Maria Elena Infantino, Costas Mandylor e Mark Rossini, ky i fundit, ish-federal agjent i FBI-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.