×
  • Lajme
  • Lajme / Shëndetësi

    Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënjësisht

    Reporteri
    17 Nëntor 2024 | 18:50

    Kryeministri Albin Kurti ka përmbledhur disa gna përurimet që janë bërë këtë javë në shëndetësi dhe disa nga punët tjera që po kryhen.

    Ai ka thënë se këtë javë u përurua barnatorja qendrore në Gjilan dhe Urgjenca e re në Podujevë, ndërsa shton se punimet në Klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë po ecin me ritme të përshpejtuara, kurse në QKSUK tashmë ofrohet trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax.

    Kryeministri thotë se  shëndetësia publike duke ofruar shërbime të reja, aparatura të teknologjisë së fundit e infrastrukturë moderne, po transformohet shpejt dhe rrënjësisht, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Kurtit:

    🏥 Java në shëndetësi

    ✅ Në Gjilan u përurua Barnatorja Qendrore, një hapësirë moderne për ruajtjen dhe shpërndarjen e barnave, e realizuar me një investim prej mbi 300 mijë euro. Po ashtu, aty u adaptua edhe një pjesë e Fiziatrisë për ofrimin e shërbimeve ditore fiziatrike për pacientët.

    ✅ Në Podujevë u përurua Urgjenca e re, e financuar nga Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity” e cila do të ofrojë shërbime urgjente dhe emergjente me standardet më të larta shëndetësore për qytetarët e Podujevës por edhe të vendit, rajonit, përfshirë bashkatdhetarët tanë.

    ✅ Punimet në Klinikat e Nefrologjisë dhe Hemato-Onkologjisë po ecin me ritme të përshpejtuara. Projekti, me sipërfaqe 3760 m² dhe vlerë 4.3 milionë euro, ishte planifikuar të përfundojë për 48 muaj, tani pritet të përfundojë për 24 muaj. Ky projekt, përveç infrastrukturës moderne, sjell shërbime të reja si: transplantimi i palcës kockore dhe shërbimi i plazmaferezës duke kursyer qytetarët nga trajtimet jashtë vendit.

    ✅ Metoda të reja për trajtime në stomatologjinë publike. Në QKSUK tashmë ofrohet trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax. Kjo metodë bashkëkohore zëvendëson aparatin mobil, i cili kërkonte 1.5 deri në 2 vjet për të arritur rezultatet, ndërsa tani procesi zgjat vetëm 3 deri në 6 javë.

    Shëndetësia publike duke ofruar shërbime të reja, aparatura të teknologjisë së fundit e infrastrukturë moderne, po transformohet shpejt dhe rrënjësisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!