×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet që u morën

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 12:13

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka marr tre vendime.

    Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës bëhet e ditur se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

    Po ashtu u janë ndarë mjetet buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave.

    Në njoftim tutje thuhet se është aprovuar edhe kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!