Në Gjirokastër, UNICEF po mbështet në nivel vendor një bashkëpunim më të mirë mes institucioneve për t’ju dhënë mbrojtje, shërbime dhe rehabilitim disa qindra fëmijëve në konflikt me ligjin.
Elmira Shkurti, specialiste e Drejtësisë për të Mitur pranë UNICEF shpjegoi se ligji dhe këto programe synojnë që burgimi të jetë hapi i fundit për të miturit. Ajo foli për një numër të konsiderueshëm ngjarjesh ku të miturit përfshihen si autorë, përsëritës apo viktima.
Ministria e Drejtësisë, UNICEF dhe bashkia e Gjirokastrës kanë nënshkruar disa muaj më parë një marrëveshje që përcakton edhe formën sesi ky program 2-vjeçar do të implementohet.
Shkalla e burgosjes së fëmijëve në Shqipëri ishte 179 për 100 mijë fëmijë që rezulton një ndër më të lartat e rajonit. Shifra u ul në 2016-n në 114 fëmijë për 100 mijë, ndërsa u vu re edhe një rënie e numrit të përsëritjes së krimeve prej adoleshentëve. Ajo çka duket se është rritur është numri i fëmijëve të dhunuar apo dëshmitarë në krime.
Sipas UNICEF çdo vit mbi 2,500 fëmijë në Shqipëri janë në kontakt me sistemin e drejtësisë, si të dyshuar fajtorë, viktima apo dëshmitarë të krimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.