×
  • Lajme
  • Lajme / Kthimi i dy ligjeve

    Miftaraj: Presidentja Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 14:47

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.

    Lidhur me këtë ka reaguar Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj nga Ai ka përgëzuar presidenten për këtë hap.

    “Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias, edhe Presidentja e republikes, i tregon qeverise dhe Kuvendit nuk dine te hartojnë ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetutën.”

    “Well done Presidente!”, ka shkruar Miftaraj, pas vendimit të presidentet për kthimin e ligjit në fjalë mbrapa në rishqyrtim.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që ta kthejë në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Këtë e ka konfirmuar vetë Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media.

    Në njoftim bëhet e ditur se bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, Presidentja Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

    Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, sipas njoftimit.

    Osmani ia kthen mbrapa dy ligje Kuvendit, Presidenca publikon vendimet e plota

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!