×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Shteti serb nëpërmjet dhunimit krijoi dhimbje ndër gjenerata

    Reporteri
    19 Nëntor 2024 | 16:16

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se çështja e verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë, nuk duhet të jetë me mandat kohor.

    “Përderisa krimi i dhunimit është pjesë e krimeve të luftës, kundër njerëzit dhe element i gjenocidit dhe që të tirja sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk kanë afat të parashkrimit. Kemi raste kur ndiqen krimet e kryera gjatë luftës së dytë botërore, andaj edhe institucionet që merren me verifikimin e statusit duhet të kenë pa mandat të caktuar”, ka thënë Osmani gjatë tryezës së diskutimit për të mbijetuarat/it e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

    Osmani më tutje ka kritikuar Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës për refuzimin e dhjetëra grave që kanë aplikuar për status të viktimës.

    “Dhunimet gjatë luftës janë arma më mizore që ka njohur njerëzimi, më mizore se dhunimi është qëllimi i saj. Policia dhe shteti serb nëpërmjet dhunës kishte për qëllim që të krijonte dhimbje që do të përshkonte gjenerata. Dhunimet në Kosovë kanë ndodhur në sytë e fëmijëve dhe me këtë qëllim kanë dashur ta shkatërrojnë një popull”, ka thënë Osmani.

    Osmani e ka cilësuar me interes të veçantë shtetëror çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Ajo ka thënë se ata dhe ato që kanë triumfuar mbi mizori, kanë dëshmuar pathyeshmërinë e shpirtit të njeriut.

    “Si Presidente njihem krenare për punën që po bëjnë Shyhretja dhe Vasfija si të deleguara të posaçme presidenciale në mbështetjen e të mbijetuarave jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ukrainë, Irak, shtete të ndryshme të Afrikës dhe në Lindjen e Mesme. Për më tepër nga përpjekjet tona të vazhdueshme, Republikën e Kosovës e kanë shndërruar në referencë për tërë botën edhe nëpërmjet Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në edicionin e fundit të këtij forumi, jehona e këtyre historive të mbijetuarave të luftës ka kapërcyer kufijtë tonë kombëtar”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!