Ballkoni i një banese në Ferizaj, është përfshirë nga zjarri sot gjatë ditës, e pas intervenimit të zjarrfikësve është shuar.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka bërë me dije se nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rast.
“Sot, rreth orës 14:39 kemi pranuar një informatë se në rrugën “Besim Rexhepi ” në Ferizaj, në një ballkon të një banese është një incident zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të mënjehershëm kanë qenë edhe një ekip e zjarrëfikësve dhe është shuar zjarri . Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.