Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar pas vrasjes tragjike të një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Osmani ka thënë se është e shokuar dhe tmerruar nga ky rast, shkruan Reporteri.net.
“E shokuar dhe e tmerruar nga vrasja e Martinit. Edhe sa këmbana alarmi si kjo duhet të bien që kjo shoqëri të ndërgjegjësohet se dhuna nuk është kurrë zgjidhja? Ku po i rrisim fëmijët? U prehsh në paqe Martin”, thuhet në postimin e saj.
Ndryshe, pas vrasjes tragjike me thikë të 14-vjeçarit në Tiranë, të enjten prindërit e nxënësve do të zhvillojnë një marshim-protestë.
Marshimi do të nisë nga Shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.
Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.
Ndryshe, 14-vjeçari Martin Cani, u sulmua me thikë pas një konflikti, shumë pranë ambienteve të shkollës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.