Janë publikuar pamje të rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit.
Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martin Canin, duke i marrë jetën.
Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.
Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar./Tch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.