×
  • Lajme
  • Lajme / Luginë e Preshevës

    Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 7:35

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, e cila ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës së tij.

    “Edhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës, që do të thotë se edhe institucioni më i lartë i Drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave,” deklaroi Lutfiu.

    Ai theksoi se ky vendim hap rrugën për trajtimin e rastit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke shtuar se spastrimi etnik i shqiptarëve në Medvegjë duhet të marrë një verdikt ndërkombëtar.

    “I ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit,” përfundoi Lutfiu, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes së institucioneve ndërkombëtare për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

    Kjo çështje mbetet një nga temat më të ndjeshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, të cilët përballen prej vitesh me sfida serioze lidhur me të drejtën e banimit dhe dokumentacionin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!