×
  • Lajme
  • Lajme / Shkup

    Mickoski i kthehet incidentit të presidentes Osmani në aeroport: Nuk ishte i pari

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 8:45

    Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë Veriore, iu rikthye incidentit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, për këtë çështje ai tha ky nuk ishte rasti i parë dhe se në të njëjtin aeroport presidentja ka kaluar një sërë incidentesh.

    “Ky nuk është incidenti i parë. Ishte pjesë e një sërë incidentesh që pikërisht e njëjta gjë i ndodhi presidentes në të njëjtin vend në të njëjtin aeroport, në disa raste edhe më parë. Nuk e di nëse e keni këtë informacion”, tha ai.

    Tutje, Hristijan Mickoski theksoi se politikanët duhet të respektojnë masat dhe ligjet e vendeve ku udhëtojnë.

    “Në veçanti, unë, kryeministri i vendit tim, nuk kaloj kurrë nga terminali VIP, thjesht shkoj si të gjithë pasagjerët e tjerë, i nënshtrohem të gjitha kontrollet e tjera të aeroportit, njëjtë veprojnë zëvendëskryeministrat dhe Presidenti i Shtetit”.

    “Këtë nuk e them rastësisht, po e them sepse është rregull i bashkëpronarit të aeroportit, pra i kompanisë franceze Airport Dipari, e cila është bashkëpronare e Turkish Tav, që është operatori zyrtar i aeroporti tonë. Dhe nëse shkoni atje tani, ata do të ju thonë se këto janë rregullat e tyre”, deklaroi kryeministri maqedonas.

    “Nëse autoritetet e sigurisë së aeroportit thonë se do të ketë një kontroll, ju duhet ta kaloni atë proces kontrolli. Kur udhëtoni me një çarter, piloti i çarterit vendos nëse do të kaloni apo jo përmes kontrollove të sigurisë. Por kur kaloni me një linjë pasagjerësh komercialë, pra një fluturim komercial, është e detyrueshme”, shtoi ai në RTK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!