×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Një i mitur ther me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet nga policia

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 8:40

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar, therur me thikë një bashkëmoshatar.

    Rasti ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë, në ora 12:24.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar – therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

    I dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!