×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    “Trepça” largon edhe një punëtor, nuk shkoi në punë që nga tetori

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 15:31

    Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës një puntori që ka munguar në punë qysh nga 2 tetori, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

    Njoftimi i plotë:

    Komisioni Disiplinor ✍🏻

    Me datën 15.11.2024 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.A.

    Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak 🚷se i njëjti që nga data 0️⃣2️⃣. 1️⃣0️⃣. 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣ ka munguar në punë.

    Andaj, Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:7221 të dt. 20.11.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për z.A.A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!